Olimpiakosi mposht skuadrën e Strakoshës dhe shpallet kampion për herë të 48-të në Greqi

Olimpiakosi mposht skuadrën e Strakoshës dhe shpallet kampion për herë të 48-të në Greqi

08:51, 14/04/2025

Olimpiakos i Pireut fiton matematikisht titullin kampion në Greqi, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, skuadra e periferisë së Athinës mbyll llogaritë, pas triumfit 1-0 ndaj AEK-ut të Tomas Strakoshës, teksa kryeson me një diferencë +10 pikësh nga ndjekësit e Panathinaikosit. 

Goli i El Kabit në minutën e 55-të në derbin ndaj AEK-ut soli edhe hipotekimin e titullit të 48-të në historinë e klubit bardhekuq.

Për sa i përket portierit të Kombëtares shqiptare, ai e ndoqi nga stoli këtë duel, ndërkohë që festa ishte e gjitha për vendasit.

Një festë legjitime kjo, me Olimpiakosin që rikthehet kështu tek titulli pas 3 vitesh.

Hera e fundit që bardhekuqtë fitonin një titull kampion ishte vitit 2022.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco