Kylian Mbappé u përjashtua me karton të kuq në minutën e 39-të të ndeshjes së La Ligës mes Real Madridit dhe Alavesit, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Antonio Blancos, ish-lojtar i Realit dhe aktualisht pjesë e Alavesit.
Gjyqtari Cesar Soto Grado, pas rishikimit me VAR-i, vendosi ta ndëshkojë direkt sulmuesin francez me karton të kuq, duke e lënë Realin me 10 lojtarë në fushë.
Ndërhyrja 'horror' e francezit
Ndërhyrja e Mbappés u cilësua si "horror" nga mediat sportive, duke shkaktuar shqetësim për ashpërsinë e saj dhe ndikimin në ndeshje. Ky përjashtim jo vetëm që e vendosi Realin në një pozitë të vështirë për pjesën e mbetur të ndeshjes, por gjithashtu ngre pikëpyetje për disponueshmërinë e Mbappé-së për ndeshjet e ardhshme, veçanërisht nëse përjashtimi sjell pezullim për ndeshje të tjera.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: