Flick nuk sheh ç’bën Reali: Ndeshje e vështirë, jam krenar për skuadrën

Flick nuk sheh ç’bën Reali: Ndeshje e vështirë, jam krenar për skuadrën

16:34, 13/04/2025

Ndeshja ishte shumë e vështirë dhe shumë e rëndësishme. Jam jashtëzakonisht krenar për atë që skuadra ime ka bërë gjatë këtyre javëve dhe muajve të fundit.” Këto ishin fjalët e para të Hansi Flick pas fitores së Barcelonës mbrëmjen e djeshme, 0-1 në fushën e Leganés.

“Tri pikët – vazhdoi Flick, ashtu siç raportoi ‘Marca’ – është diçka e shkëlqyer për ne. Është perfekte. Ndonjëherë mendohet se ndeshjet janë si ato mes Dortmundit dhe Atlético-s… por jo. Ka ndeshje shumë të vështira, si kjo e sotmja. Jam shumë krenar për skuadrën, sidomos për mënyrën si u mbrojt. Paraqitja e fundit e Iñigo Martínez ishte perfekte.”

Përsa i përket diferencës me Realin, ai u shpreh:

“Ajo që po bëjmë ne është fokusimi te vetja jonë. Tani për tani, jemi të përqendruar te rikuperimi. U them gjithmonë lojtarëve se gjëja më e rëndësishme është rikuperimi. Do të mbërrijmë në Barcelonë në agim, do të pushojmë nesër (sot) dhe më pas do të udhëtojmë për në Dortmund të hënën. Por nuk ka justifikime – jemi të fokusuar vetëm te fusha.”

Barcelona ka bërë një hap të madh përpara në vitin 2025:

“Të gjithë kanë hedhur një hap përpara. Në fillim të nëntorit kemi vuajtur shumë, por pas pushimeve të fundvitit gjithçka ka ndryshuar. Çelësi ishte humbja kundër Atlético-s. Humbëm, por luajtëm shumë mirë, dhe me atë besim e nisëm vitin. Lojtarët kanë nevojë për më shumë kohë rikuperimi, por kjo është jashtë kontrollit tonë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco