Broja luan për herë të parë titullar, i sjell fat Evertonit

Broja luan për herë të parë titullar, i sjell fat Evertonit

18:48, 12/04/2025

Armando Broja ishte titullar sot në fitoren e Evertonit ndaj Notingham Forest.

Skuadra e sulmuesit shqiptar fitoi me rezultatin 0-1, ndërsa sfida u vendos me golin e minutës së 94-t.

Gjithçka kishte vlerë për javën e 32-të të Premier Ligë. Notingham, që ndodhet në zonën Champions, u surprizua nga Evertoni. Autori i golit në fund të takimit ishte Dokure.

Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 64-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco