VIDEO/ U zëvendësua në mënyrë të papritur, shihni reagimin e Jasir Asanit

VIDEO/ U zëvendësua në mënyrë të papritur, shihni reagimin e Jasir Asanit

16:18, 09/04/2025

Guangju luajti sot përballë Daegu në kuadër të javës së dhjetë në kampionatin e Koresë së Jugut.

Jasir Asani u njoftua se do të lërë fushën e lojës në minutën e 74-t dhe për këtë nuk u shfaq aspak i kënaqur, duke reaguar në këtë mënyrë.

https://streamin.one/v/28078215

Një zëvendësim që i erdhi papritur, teksa skuadra e tij po fitonte 2-0.

Daegu ia doli të ngushtojë shifrat, por jo të marrë pikë. Aktualisht Guangju mban vendin e tretë.

Asani është kthyer në idhull te ekipi korean. Pas golave vendimtarë është ndër lojtarët më të preferuar për tifozët. Sulmuesi i Kombëtares e ka gjetur rrugën e rrjetës tri herë deri tani në kampionatin korean.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco