Tek Juventusi vazhdojnë ta mbajnw vëmendjen te merkatoja, në veçanti për atë që do të jetë sulmuesi qendror i së ardhmes. Te bardhezinjtë, zëvendësuesi ideal i Dusan Vlahovic-it, i cili pritet të largohet nga Continassa, konsiderohet të jetë Victor Osimhen, por paga shumë e lartë e nigerianit (10 milionë euro) dhe kërkesa e madhe e Napolit (jo më pak se 70 milionë euro) mund ta detyrojnë Cristiano Giuntoli-n të orientohet drejt profileve të tjerë.
Ndër këta, ‘Tuttosport’ përmend emrin e Ademola Lookman, që mund të largohet nga Bergamo, sidomos nëse Atalanta nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Edhe kjo pistë, megjithatë, nuk është e lehtë: drejtuesit e Atalantës nuk do të pranonin një ofertë më të vogël se 60 milionë euro dhe për lojtarin ka gjithashtu konkurrencë të fortë nga Napoli dhe disa klube të Premier League.
Gjithsesi, Lookman nuk do të zgjidhte problemin e "sulmuesit qendror" që do të lërë bosh Dusan Vlahovic-in, dhe për këtë arsye Juventusi po eksploron edhe pista të tjera: njëra në Francë që çon te Jonathan David (i cili në qershor do të largohet nga Lille si lojtar i lirë), dhe një tjetër në Gjermani që çon te Benjamin Sesko – për të cilin, megjithatë, Leipzigu nuk ka ndërmend të pranojë oferta më të ulëta se 70 milionë euro, sa është klauzola e lirimit në kontratën e sulmuesit slloven.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: