Arsenal-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë

Arsenal-Real Madrid, mbyllet pjesa e parë

21:54, 08/04/2025

Në stadiumin “Emirates” të Londrës po luhet sfida e parë e vlefshme për çerekfinalet e Champions League ndërmjet Arsenalit dhe Realit të Madridit, shkruan Syri.net.

Dy skuadrat i kanë mbyllur 45 minutat e para me rezultat të barabartë 0-0.

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që e kërkuan golin, me Arsenalin që kishte rastin e parë të mirë.

Zhvillohej minuta e 13-të, kur Thomas Partey gjuajti, por goditja e tij u prit nga Thibaut Courtois. 

Gjatë aksionit kishte një prekje me dorë, të mbrojtësit Raul Asencio, por edhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari nuk u ftua te ekrani. 

Real Madridi doli bukur në sulm në minutën e 31-të, me Kylian Mbappe që arriti të dalë i vetëm pothuajse me David Rayan, ku portieri spanjoll priti gjuajtjen e francezit. 

Në minutat e mbetura, të dy ekipet ishin të kujdesshme, duke mos rrezikuar, duke e mbyllur pa gola fraksionin e parë të lojës. 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco