Shifra stratosferike që duhet të paguajë Fenerbahçe për shkarkimin e Jose Mourinhos

Shifra stratosferike që duhet të paguajë Fenerbahçe për shkarkimin e Jose Mourinhos

17:36, 06/04/2025

Aventura e Jose Mourinhos në stolin e Fenerbahçes nuk po jep “frytet” e pritura.

Trajneri portugez, i njohur për karakterin e tij të fortë, e ka gjetur edhe një herë vetën në qendër të vëmendjes, pas konfrontimit me trajnerin e Galatasarayt, një skenë që ka nxitur kritika të mëdha në futbollin turk.

Këto situata, që nuk janë të rralla, po ngrenë pyetjen se nëse ai do të vazhdojë në stolin e klubit turk.

Përveç konflikteve jashtë fushës, Fenerbahçe e Jose Mourinhos nuk po e arsyeton investimin e madh të bërë nga drejtuesit e klubit.

Fenerbahçe nuk po luan në nivelin e pritur, edhe me ardhjen e trajnerit karizmatik, ndaj pozita e këtij të fundit ka nisur të lëkundet.

Megjithatë, ndarja e rrugëve me Mourinhon nuk është e lehtë.

Në kontratën e tij përfshihet një klauzolë, që nëse klubi e shkarkon atë, duhet t’ia paguajë atij 40 milionë euro.

Kjo shumë e madhe, e ka vendosur presidentin e Fenerbahçes në një udhëkryq: të vazhdojë t’i besojë trajnerit, që vazhdimisht sjell probleme jashtë fushës, apo të paguajë shumën stratosferike.

Fenerbahçe aktualisht është e dyta në tabelë, me 65 pikë, gjashtë më pak se Galatasaray në vendin e parë.

Feneri po ashtu është eliminuar edhe nga Liga e Europës, prej Rangers, teksa eliminimin e ka gjetur edhe në Kupën e Turqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco