Anceloti për të ardhmen e tij në Madrid/ ‘Nuk jam unë ai që do të vendos largimin’

Anceloti për të ardhmen e tij në Madrid/ ‘Nuk jam unë ai që do të vendos largimin’

09:49, 05/04/2025

Trajneri i Real Madridit, Carlo Anceloti, hodhi poshtë zërat se ka kërkuar të largohet që sezonin e ardhshëm nga skuadra.

Ai theksoi se kontrata që ka me ‘Los Blancosit’ do të respektohet deri në fund.

"Unë jam përgjigjur tashmë. Nuk do të jem unë ai që do të këkrojë të largohet nga ky klub”, tha Anceloti.

Anceloti është kritikuar shumë si nga tifozët madrilen ashtu dhe nga drejtuesit për rezultatet e dobëta që ka pasur këtë vit.

Real Madrid e ka parë Xabi Alonson si alternativën e duhur për të ardhmen e stolit të ‘Galaktikëve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco