Manchester City në kundërsulm, akuza të rënda ndaj Arsenalit dhe tri klubeve të tjera angleze

Manchester City në kundërsulm, akuza të rënda ndaj Arsenalit dhe tri klubeve të tjera angleze

20:30, 04/04/2025

Sipas asaj që raporton The Times, Manchester City ka akuzuar Premier League se ka favorizuar financiarisht katër skuadra: Arsenal, Brighton, Everton dhe Leicester. City pretendon se rregullat për stabilitetin financiar nuk janë aplikuar në mënyrë të njëjtë për të gjitha klubet.

Këto skuadra dyshohen se kanë përdorur fonde për të mbuluar bilancet e tyre pa ndonjë kontroll të rreptë mbi këto operacione, duke krijuar një qarkullim të dyshimtë sponsorizimesh dhe flukse financiare. Arsenali, sipas këtyre akuzave, ka marrë 259 milionë paundë gjatë sezonit 2022/23, Brighton mbi 400 milionë, Everton 450 milionë dhe Leicester mbi 250 milionë.

Ndërkohë, Manchester City vazhdon të presë vendimin për 130 akuzat që lidhen me shkeljet financiare midis 2009 dhe 2018. Situata mbetet e ndërlikuar dhe mund të shkaktojë një tërmet të vërtetë në futbollin anglez, me mundësinë që edhe klube të tjera të përballen me sanksione të reja.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco