Ernest Muçi rikthehet te goli në radhët e Beshiktashit në Turqi, duke shpërblyer besimin e dhënë nga trajneri Solskjaer. Pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e kaluara, sot ka ardhur goli në Kupën e Turqisë.
Futbollisti shqiptar u aktivizua titullar në ndeshjen ndaj Goztepes dhe që në fillim u shfaq rrezikshëm para portës. Megjithatë, momenti i tij do të vinte në minutën e 30 të ndeshjes, kur iu shmang pozicionit jashtë loje dhe ia doli të shënonte në portën kundërshtare duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 Beshiktashit.
Një gëzim i ligjshëm për sulmuesin kuqezi pasi u kthye te goli pas dy muajsh thatësirë. Për herë të fundit kishte shënuar po në Kupë në fillim të muajit shkurt.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: