Mbrojtësi i Arsenalit dëmtohet dhe rrezikon të humbasë duelin me Realin

Mbrojtësi i Arsenalit dëmtohet dhe rrezikon të humbasë duelin me Realin

12:48, 02/04/2025

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, është dëmtuar në ndeshjen kundër Fulham.

Ai është një mbrojtës kyç dhe dëmtimi i tij vjen në momentin më të keq të mundshëm, pasi javën tjetër do të presin Real Madridin në Champions.

Një goditje e madhe për Artetën, pasi pa Gabriel në qendër të mbrojtjes, ky repart është shumë më i varfër.

Edhe trajneri Mikel Arteta ka thënë se nuk e dinë nëse ai do të rikthehet javën e ardhshme.

“Gabriel ndjeu diçka në këmbë, ne nuk e dimë se sa e madhe është kjo. Jurrien Timber tashmë po luftonte herët. Ai nuk mund të vazhdonte… tani do t’i vlerësojmë të dy lojtarët”, ka thënë Arteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco