Bologna me një këmbë në finalen e Kupës së Italisë. Skuadra emiliane e drejtuar nga Vincenzo Italiano, fitoi thellë 0-3 në ndeshjen e parë përballë Empolit, duke marrë një avantazh të madh për takimin e kthimit, që do ta luajë në fushën e saj.
Kuqeblutë, në fakt, i dhanë drejtimin e pandryshueshëm lojës që në pjesën e parë me dy gola të shënuar nga Orsolini (23’) dhe Dallinga (29’), duke shkuar në pushimin mes pjesëve në epërsi të dyfishtë.
Golin e tretë (51’) për skuadrën mike e realizoi pikërisht autori i golin të dytë, Dallinga, që e mbylli ndeshjen me ‘dopietë’.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: