Milan-Inter/ Caktohet arbitri i gjysmëfinales së Kupës së Italisë

Milan-Inter/ Caktohet arbitri i gjysmëfinales së Kupës së Italisë

13:58, 31/03/2025

Arbitri i derbit të parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milan dhe Inter, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në “San Siro” në orën 21:00, do të jetë Michael Fabbri.

Ky do të jetë takimi i katërt mes këtyre dy skuadrave këtë sezon, pas disa përballjesh të tjera shumë të ngarkuara.

Në tri ndeshjet e mëparshme, Milani ka dalë fitues në dy raste: një herë në kampionat, falë golit vendimtar të Gabbias në minutat e fundit, dhe një herë në finale të Superkupës së Italisë në Riyadh, kur arritën të përmbysnin rezultatin nga 2-0 në 2-3. Në përballjen e tretë, Interi shpëtoi nga humbja falë golit të de Vrij, i cili solli barazimin në minutat e fundit.

Për këtë ndeshje, Michael Fabbri do të jetë arbitri kryesor, ndërsa Rosario Abisso do të jetë në sistemin VAR.

Përvoja e Fabbri-t do të jetë shumë e rëndësishme për të menaxhuar një takim kaq të ngarkuar dhe me tension të lartë mes dy skuadrave rivale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco