Mbyllet me rrjeta të paprekura ndeshja e fundit e së dielës në Kategorinë Superiore, Vllanznia – Teuta, e luajtur në ‘Loro Boriçi’. Kuqeblutë nuk përfituan nga disfata e Dinamos në Korçë, por morën vetëm një pikë para publikut të tyre ndaj një kundërshtari që lufton për mbijetesë.
Vllaznia pati mundësi të shumta për të shënuar, po nuk ia doli të tundte rrjetë. Episodi më i rëndësishëm i kësaj përballjeje u shënua në minutën e 78-të, kur fillimisht kryesori akordoi faull në favor të Delajt dhe karton të kuq për portierin Vata, si lojtar i fundit te Teuta. Më pas është VAR-i që thërret kryesorin Ferataj, ndërsa ky i fundit ndryshon vendimin duke e konsideruar simulim. Delaj ndëshkohet me karton të verdhë.
As në minutat e mbetura nuk pati më ndryshim rezultatin, me të dyja skuadrat që iu gëzuan një pikë. Pika e fituar e ngjit Teutën në vendin e gjatë në kuotën e 34 pikëve, por situata në fundin e tabelës është dramatike, pasi Teutën (6) me Tiranën e vendit të fundit (10) i ndajnë vetëm dy pikë.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: