Barcelona arriti një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Gironës në derbin katalanas të zhvilluar në ‘Estadi Olímpic Lluís Companys’ duke rikthyer diferencën prej tri pikësh me Realin e Maridit, që një ditë më parë triumfoi 3-2 ndaj Leganes.
Në fakt, përtej shifrave të thella, nuk ishte aq e lehtë për skuadrën e Hansi Flick përbalë një kundërshtari që deri në minutën e 61-të po barazonte 1-1. Barcelona e mbyll në epërsi të një goli fraksionin hapës falë një autogoli të Krejci, pas krosimit të Yamal.
Sapo nisi pjesa e dytë, Arnaut Danjuma kthehu ekuilibrin në rezultat, por shumë shpejt doli në skenë Lewandowski, me një gol të pazakontë në minutën e 61-të, ndërsa i njëjti autor në të 77-tën përmbylli me gol një kundërsulm të ‘blaugranave’.
Goli i Ferran Torres-it në të 86-tën u dha fund shpresave të Gironës për rezultat pozitiv. Më këtë fitore Barcelona shkon në kuotën e 66 pikë, ndërsa Reali ndjek me 63 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: