Espanjol ka ndalur Atleticon në barazim 1-1, ndërsa ndeshja kishte vlerë për javën e 29-të të La Ligës.
Kjo është një goditje e rëndë për skuadrën e Diego Simeones, që ka synim për t’u shpallur kampione.
Dhe pse Azpilikueta shënoi supergol në pjesën e parë, barazimi erdhi nga vendësit në të dytën.
Marash Kumbulla e luajti si titullar këtë ndeshje, teksa mori edhe karton të verdhë.
Tashmë Atletico numëron 3 ndeshje pa fitore në Spanjë. Barcelona e vendit të parë është 6 pikë para dhe me një ndeshje më shumë për të luajtur. Titulli kampion për Atleticon mund të jetë vetëm një ëndërr.
Espanjoli në anën tjetër vijon garën për mbijetesë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: