Dëshira e madhe e Bayernit është ylli i PSG-së, gati 100 milionë euro

Dëshira e madhe e Bayernit është ylli i PSG-së, gati 100 milionë euro

18:09, 27/03/2025

Pas rinovimit me Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich, Bayerni ka nisur nga puna për përforcimet që ka në mendje për të bërë gjatë merkatos së verës.

Dëshira e madhe e bavarezëve është Bradley Barcola, sulmuesi anësor i PSG-së.

22-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal në krah i Kinglsey Koman, që me siguri po luan sezonin e fundit me bavarezët dhe do të largohet në verë.

Bradley Barcola pëlqehet shumë nga Vincent Kompany. Trajneri belg ka qenë në stadium në “klasiken” e Francës mes PSG-së dhe Marseille, pikërisht për të ndjekur nga afër përformancën e 22-vjeçarit.

Barcola është një lojtar kyç për Luis Enriquen, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 12 asiste këtë sezon.

Duket e vështirë që PSG të heq dorë prej tij, por Bayerni është gati të ofrojë deri në 100 milionë euro për yllin e ri francez. Ditët në vijim pritet të ketë kontakte mes dy ekipeve dhe mbetet për t’u parë si do shkojnë bisedimet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco