Tronditet Napoli, ndërron jetë para stërvitjes futbollisti 14-vjeçar

Tronditet Napoli, ndërron jetë para stërvitjes futbollisti 14-vjeçar

12:45, 27/03/2025

Ka ndërruar në fushë para sytë e prindërve që e kishin çuar pak para se të fillonte stërvitjen. Napoli është e tronditur nga vdekja e të riut Diego De Vivo, 14 vjeç, i cili u godit nga një infarkt të mërkurën në mbrëmje në shkollën e futbollit Cantera Napoli, e cila ndodhet në lagjen San Pietro a Patierno.

Kur djali u ndje keq, seanca ditore me shokët nuk kishte filluar ende: ndërhyrja e menjëhershme u bë nga karabinierët e njësisë operative dhe një patrullë në lëvizje në zonën e Napolit Stella.

Sipas ekzaminimeve të para, shkruan ‘La Repubblica’, De Vivo ka pësuar një ndalim të qarkullimit kardiak. Trupi i tij është në dispozicion të Prokurorisë së Napolit, e cila do të urdhërojë kryerjen e autopsisë. Cantera Napoli, e tronditur nga ngjarja, ka pezulluar të gjitha aktivitetet.

"Të shkatëruar nga dhimbja për humbjen tragjike të Diegos tonë. Prehu në paqe, kampion" është postimi i shkollës së futbollit në Instagram.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco