"Ndeshja më e rëndësishme është gjithmonë ajo e radhës." Është një pragmatizëm i shëndetshëm dhe i mençur, i domosdoshëm për ata që luftojnë në disa fronte për të arritur objektivat e tyre: Interi dhe Simone Inzaghi kanë tre para vetes dhe në një rend të ngushtë kohor, sipas kalendarit, hapi i parë ka të bëjë me kampionatin, me Udinesen pas pauzës. Më pas do të vijnë Milani në Kupën e Italisë, përsëri kampionati me Parmën dhe nga aty Champions në Mynih kundër Bayern-it. Por të parët janë friulanët.
Rikthimi pas pushimit ka qenë, në fakt, i suksesshëm për Simone Inzaghi në dy vitet e fundit, me 17 pikë nga 21 të mundshme (deri tani).
Janë tri mungesa të rëndësishme që Inzaghi do të duhet të përballojë: Bastoni i pezulluar, Lautaro dhe Dumfries të lënduar. Mungesa në zona kyçe të fushës të lojtarëve thelbësorë në formacionin taktik të Interit. Bastoni është regjistri i parë i skuadrës, Dumfries është i vetmi lojtar që mbulon të gjithë krahun dhe ka qenë në formë në katër muajt e fundit, ndërsa Lautaro... pesha e kapitenit kalon shumë përtej golave të shënuar.
Grupi në ‘Appiano’ është pothuajse i plotë: të fundit që do të kthehen nga angazhimet me kombëtaret janë Asllani dhe Taremi. Ky i fundit nuk është në formë optimale, kështu që për pozitën e partnerit të Thuram ka një betejë mes Correa-s dhe Arnautovic-it, me Tucu që është për momentin në avantazh ndaj austriakut. Më pas kthehen në dispozicion Dimarco, Zaleëski dhe Darmian: majtas, pra, ka mundësi të mëdha zgjedhjeje për Inzaghi-n, që mund të zëvendësojë Bastoni-n e munguar duke zgjedhur midis Carlos Augusto dhe Bisseck, duke alternuar në krah të dy lojtarët që janë rikthyer për të menaxhuar minutazhin pas lëndimeve përkatëse.
Në të djathtë, gjithashtu, do të shihet Darmian, pa harruar edhe Bisseck si një opsion, i cili është përdorur në atë rol në minutat e fundit të Bergamos.
Në mesfushë, me mungesën e Zielinski-t dhe Asllanin të fundit që kthehet nga angazhimet me kombëtaret, rotacionet janë të kufizuara: Calhanoglu dhe Mkhitaryan janë pikët kyçe, mundësi rotacioni mes Frattesi-t dhe Barella-s, i cili u shfrytëzua nga Spalletti në dy ndeshjet e Italisë kundër Gjermanisë.
Në mbrojtje, Acerbi është pika kyçe, ndërsa De Vrij po rikuperohet nga shqetësimi në gju që kishte para pushimit. Në të djathtë, do të jetë Pavard.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: