Në “Arena Kombëtare” u luajt ndeshja e dytë e Grupit K e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026 mes Shqipërisë dhe Andorrës, shkruan Syri.net.
Shqipëria fitoi me shifrat 3-0, duke arritur fitoren e parë në grup, pas humbjes së sfidës së parë në “Wembley” 2-0 me Anglinë.
Përsa i përket takimit, në minutën e nëntë u zhbllokua rezultati. Pas një krosimi të Asllanit, Rei Manaj goditi me kokë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.
https://streamin.one/v/ff9146a7
Kuqezinjtë nuk u ndalën, teksa në të 19’ pas një veprimi të bukur në zonë, Broja pasoi te Manaj, i cili realizon golin e dytë.
https://streamin.one/v/5a2edb1a
Në pjesën e dytë trajneri Silvinjo bëri disa zëvendësime, dhe njëri prej tyre, Myrto Uzuni, shënoi dhe golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.
https://streamin.one/v/56cadeca
/ Florian Behlula/ Syri.net/
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: