Simone Inzaghi fiton çmimin ‘Pankina e Artë’ për sezonin 2023-2024

Simone Inzaghi fiton çmimin ‘Pankina e Artë’ për sezonin 2023-2024

17:52, 24/03/2025

Trajneri i Interit, Simone Ingazhi, ka fituar çmimin “Panchina d’Oro” për sezonin 2023-2024 si njohje për rolin që pati ai në fitimin e “Scudettos”.

“Panchina d’Oro” është një çmim vjetor që jepet për trajnerët më të mirë në Itali në Coverciano.

Për këtë çmim fillimisht kishin votuar gazetarët, por tani ai dhurohet nga votat e trajnerëve në Itali, duke përfshirë çdo trajner profesional në Serie A në Serie B në të dy gjinitë, që nga sezoni 2016-2017.

Kjo është hera e parë për Inzaghin që e fiton këtë çmim dhe e para për një trajner të Interit që prej Antonio Contes kur e fitoi në sezonin 2020-2021.

Para Contes i fundit që e kishte fituar këtë çmim ka qenë Jose Mourinho në sezonin 2009-2010.

Inzaghi e fitoi çmimin për edicionin 2023-2024 me shumicë votash (26).

Gian Piero Gasperini i Atalantas përfundoi i dyti me 14 vota, teksa Vincenzo Italiani përfundoi i treti me katër vota.

Carlo Ancelotti i Real Madridit gjithashtu ka marrë çmimin për arritje jetësore.

Ky është veçanërisht një çmim i veçantë dhe nuk ka fitues të rregullt.

Kanë qenë vetëm pesë fitues të mëparshëm të këtij çmimi dhe i fundit ishte Luis Vicino në vitin 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco