‘Do jemi gati’/ Gjimshiti për sfidën me Andorën: E respektojmë kundërshtarin, por nesër jemi ne favoritë

‘Do jemi gati’/ Gjimshiti për sfidën me Andorën: E respektojmë kundërshtarin, por nesër jemi ne favoritë

17:31, 23/03/2025

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ishte në krah të trajnerit Silvinjo në konferencën për mediat, një ditë para sfidës me Andorën, e cila do të luhet ndesër në orën 20:45, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kapiteni kuqezi tha se Shqipëria do të respektojnë kundërshtarin, e ka vlerësuar dhe do të hyjë në fushë për të marrë pikë të plota.

Sipas tij asnjë skuadrë nuk duhet nënvlerësuar.

Unë për vete jo, edhe atë lojë e konsideroj si mundësi, ne si ekip nuk e mendojmë ashtu. Ishte mundësi për ne, Anglia është ekip botëror, luan për të fituar tituj. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, e vështirë dhe të jenë të përqëndruar, por në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta. Unë besoj që ata kanë një përparësi që kanë një trajner prej shumë vitesh, një ekip që luan shumë vite bashkë. Besoj që vështirësia do të jetë në nivelin fizik, se janë shumë të përgatitur dhe rrinë shumë poshtë si mbrojtje dhe duhet të jemi ne ata që duhet t’i vendosim në vështirësi, që t’i vendosim në duele individuale për shokët tanë, që të krijojnë hapësira për shokët, ajo do të jetë pika kyçe. Njëlloj do jetë se në çdo ndeshje ke presion, është ndryshe nga sa mund të jetë me Anglinë, se nesër ne jemi favoritë. Duhet të përballohemi me këtë presion, se në letër është e thjeshtë. Kam qenë edhe unë në atë barazim 2-2, në dy raste në kundërsulm na kanë shënuar dy gola. I dimë vështirësitë, por do të jemi gati”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco