De Bruyne zgjedh Amerikën, Guardiola gjen pasuesin e tij me 80 milionë euro

De Bruyne zgjedh Amerikën, Guardiola gjen pasuesin e tij me 80 milionë euro

13:57, 23/03/2025

Kevin de Bruyne do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.

Kontrata e mesfushorit belg në “Etihad Stadium” përfundon në qershor dhe nuk do të rinovohet.

Belgu do të largohet nga Manchester City për t’u transferuar në MLS, aty ku e pret një pagë e majme.

Pep Guardiola raportohet se e ka gjetur që tani pasuesin e mesfushorit.

Xavi Simons është objektivi i parë i klubit, emër i përmendur prej disa muajsh.

Holandezi luan te Leipzig, ku ka shkëlqyer duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

City ka gati 80 milionë euro për transferimin e mesfushorit, i cili luan si trekuartist, si sulmues i dytë dhe si sulmues krahu.

Për të pati shfaqur interes edhe Bayerni në verën e shkuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco