Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoren e dytë, kuqezinjtë udhëtojnë drejt Luksemburgut

Kombëtarja U-21 nis përgatitjet për miqësoren e dytë, kuqezinjtë udhëtojnë drejt Luksemburgut

13:36, 23/03/2025

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më 25 mars ndeshjen e dytë miqësore të këtij grumbullimi, përballë Luksemburgut.

Pas barazimit pa gola në sfidën e parë ndaj Greqisë, kuqezinjtë janë nisur sot drejt Luksemburgut nga aeroporti i Selanikut.

Përpara udhëtimit, ekipi zhvilloi një seancë stërvitore në Serres të Greqisë.

Ndërsa përgatitjet për sfidën e radhës do të mbyllen nesër me seancën përfundimtare në Luksemburg.

Ndeshja mes Luksemburgut U-21 dhe Shqipërisë U-21 do të luhet më 25 mars në stadiumin “Stade Georges Wohlfart”, duke nisur nga ora 18:30.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco