Mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit me Islandën, formacioni i mundshëm i Kosovës

Mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit me Islandën, formacioni i mundshëm i Kosovës

11:05, 23/03/2025

Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e kthimit me Islandën në “Play-Off”-in e Ligës së Kombeve.

Dy kombëtaret kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës.

“Dardanët” kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B.

Por për ndeshjen e kthimit te Kosova ka mungesa të mëdha.

Përveç Edon Zhegrovës i cili nuk u grumbullua fare për shkak dëmtimi, “Dardanëve” do t’u mungojnë tre futbollistë të tjerë që e nisën ndeshjen nga minuta e parë në sfidën e parë.

Aro Muric dhe Donat Rrudhani janë larguar për shkak të dëmtimeve, ndërsa Valon Berisha mungon për arsye se ka plotësuar numrin e kartonëve.

Në portë pritet të jetë portieri Amir Saipi, ndërsa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ndeshja e fundit me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Fidan Alitin dhe Leart Paqaradën.

Në mesfushë si defensivë do të luajnë Vesel Demeku dhe Elvis Rexhbeçaj, teksa më i avancuar do të jetë Florent Muslija.

Ndërkohë në sulm ka balotazh mes Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit.

Milot Rashica dhe Vedat Muriqi do të jenë dy futbollistët e tjerë.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco