Olympiacos ruan kreun e Euroleague, fitojnë Real Madrid dhe Barcelona

Olympiacos ruan kreun e Euroleague, fitojnë Real Madrid dhe Barcelona

10:44, 23/03/2025

Olympiacos ruan kreun e renditjes së Euroleague edhe pse u mund 81-73 në Athinë nga Crvena Zvezda.

Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 30-të të sezonit të rregullt.

Nuk përfiton nga kjo humbje skuadra e Fenerbahce, që gjithashtu u mund.

Turqit humbën 91-82 ndaj Monaco, duke qëndruar në vendin e dytë, ndërkohë që francezët konsolidojnë vendin e katërt.

E vetmja nga ekipet e kreut që fitoi është Panathinaikos, që mundi 91-81 Alba Berlin, duke qëndruar në vendin e tretë.

Në këtë raund fitojnë edhe Real Madrid e Barcelona.

Katalanasit ngjiten në vendin e pestë, ndërsa madrilenët hyjnë në zonën “play out”.

Zhgënjejnë ekipet italiane, që u mundën dhe kanë dalë të dyja nga zona “play out”.

Euroleague-Raundi i 30-të

Paris Basketball – Armani Milano         92-79

Olympiacos – Crvena Zvezda               73-81

Monaco – Fenerbahce                          91-82

Maccabi Tel Aviv – Virtus Bologna         77-67

Baskonia Gasteiz – Bayern Munich       112-89

Real Madrid – Villeurbanne                   81-70

Panathinaikos – Alba Berlin                  91-81

Barcelona – Zalgiris Kaunas                  82-70

Partizan Beograd – Anadolu Efes          65-97

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco