Pas arritjes deri në finalen e Euro 2024, për t'u mundur përfundimisht 2-1 nga Spanja, Anglia do të fillojë ciklin e saj të radhës të kualifikueseve për Kupën e Botës me një sy tashmë te turneu madhështor në SHBA, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026.
Që nga viti 1966, “Tre Luanët” nuk kanë fituar asnjë turne të madh ndërkombëtar dhe këtë herë, ka një trajner të ri në krye që shpreson të ndihmojë për të mbyllur këtë pritje.
Pavarësisht udhëheqjes së Anglisë në dy finale të mëdha gjatë kohës së tij si trajner, Gareth Southgate është zëvendësuar nga Thomas Tuchel pas zhgënjimit të fundit të Anglisë.
Trajneri gjerman ka fituar Championsin me Cheslea-n, por në rolin e tij të parë si trajner kombëtareje, detyra e tij e parë është të sigurojë që Anglia të shmangë turpin dhe të kualifikohet në Kupën e Botës, ku nuk ka munguar që nga viti 1994, në SHBA!
Në debutimin e tij, Tuchel dhe skuadra e tij e re do të përballen me Shqipërinë, një komb futbollistik që është në rritje dhe që gjithashtu mori pjesë në finalet e Kampionatit Evropian të fundit.
Pavarësisht se ra në fazën e grupeve në atë rast, ai turne në Gjermani shërbeu si turneu i dytë i madh në të cilin Shqipëria mori pjesë. Kuqeinjtë nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në një Botëror dhe shkon në Wembley me synimin për të bërë befasinë e madhe në start.
Me 61 pozita më poshtë se Anglia në renditjen aktuale të FIFA-s, Shqipëria pritet të përballet me vështirësi këtë të premte, sidomos pasi ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit ndërkombëtare (1 barazim, 3 humbje). Për të përkeqësuar më shumë sttatistikat, kuqezinjtë i kanë humbur të gjashtë takimet e tyre të mëparshme direkte, duke shënuar vetëm një gol.
Lojtarët për t'u ndjekur: Jude Bellingham ka qenë i përfshirë në dhjetë gola në pesëmbëdhjetë paraqitjet e tij të fundit me Anglinë (gola 5, asiste 5), duke dhuruar dy asistime në ndeshjen e tij të fundit në Wembley kundër Irlandës.
Shqipëria shpreson që Rey Manaj të arrijë të shënojë këtu, pasi në shtatë rastet kur ka tundur rrjetën, skuadra kuqezi ka marrë rezultate pozitive (6 fitore , 1 barazim).
Statistika interesante: Shqipëria nuk ka fituar kurrë një ndeshje konkurruese kundër një kombi të renditur brenda dhjetë vendeve të para të FIFA-s (2 barazim, 17 humbje).
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: