Kirsty Coventry është emëruar presidente Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (e dhjet në radhë). 41-vjeçarja nga Zimbabve u zgjodh përmes një vote sekrete mes shtatë kandidatëve gjatë sesionit të 144-të të CIO-s, i cili u mbajt në Costa Navarino, në Greqi. Mandati i saj do të ketë një jetëgjatësi prej tetë vitesh.
Coventry do të zëvendësojë Thomas Bach, i cili ka udhëhequr CIO-n që nga viti 2013 dhe u rikonfirmua në 2021. Ajo do ta marrë zyrtarisht postin më 23 qershor 2025, datë kur do të ndodhë kalimi i detyrës nga presidenti aktual. Më pas, Bach do të largohet edhe nga pozita e tij si anëtar i CIO-së dhe do të bëhet President Nderi.
Coventry do të jetë gruaja e parë dhe përfaqësuesja e parë e kontinentit afrikan që do të mbajë këtë post. Angazhimi i saj i parë i madh do të jetë mbikëqyrja e Lojërave Olimpike Dimërore të Milano-Kortina 2026, të cilat do të nisin më pak se 11 muaj pas marrjes së detyrës.


© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: