Mesfushori i Milanit, Pulisic: Besojmë te kualifikimi në Champions

Mesfushori i Milanit, Pulisic: Besojmë te kualifikimi në Champions

14:05, 17/03/2025

Mesfushori amerikan, Christian Pulisic, ishte protagonist i fitores 2-1 të Milanit ndaj Comos.

Një fitore me përmbysje e kuqezinjve, që nisi pikërisht nga goli i barazimit të Pulisic në pjesën e dytë.

Ai ka folur me superlativa për aventurën e tij te Milani, ku luan prej dy sezonesh dhe në 88 ndeshje zyrtare ka realizuar 30 gola. Fjalë që janë një mesazh i qartë për klubi kuqezi në lidhje me të ardhmen e Pulisic.

“A është ky klubi i jetës sime? Po, këtë gjë e them me 100% siguri. Ky klub më jep shumë besim dhe është kënaqësi të jem këtu çdo ditë”, u shpreh Christian Pulisic, një nga më të mirët e Milanit.

Më tej, 26-vjeçari amerikan shtoi: “Dua të vazhdoj të luaj këtu, duam të futemi në top katërshen dhe të kualifikohemi në Champions. Ne duhet të besojmë në këtë objektiv, të mbështesim ekipin”, tha mesfushori.

Javët në vijim pritet rinovimi zyrtar i kontratës së tij deri në vitin 2029 me opsion edhe për një sezon tjetër.

Kontrata aktuale e mesfushorit amerikan skadon në verën e vitit 2027.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco