VIDEO/ Përmbysje epike e Barcelonës në ‘Metropolitano’, ‘blaugranat’ rikthehen në krye

VIDEO/ Përmbysje epike e Barcelonës në ‘Metropolitano’, ‘blaugranat’ rikthehen në krye

23:02, 16/03/2025

Përmbysje e pabesueshme e Barcelonës në ‘Metropolitani’, përballë Atleticos së Madridit, ku nga 2-0 e ktheu rezultatin në 4-2. Kjo fitore e jashtëzakonshme mund t’i vlejë titullin ekipit të Hansi Flick, që edhe pse me një ndeshje më pak ruan kryesimin, por me të gjitha moralin për ta përmbyllur me sukses rrugëtimin e gjatë në kampionat. 

Atletico - Barcelona 2-4

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, që realizuan pikërisht pak çaste para se kryesori t’i dërgonte skuadrat në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve.

Në pjesën e dytë Barcelona e rriti presionin në gjysmëfushën e Atleticos, por u ndeshua në kundërsulm nga Sorloth, që i çoi shifrat në 2-0.

Një magji e Robert Leëabdoëskit vetëm dy minuta më vonë rihapi ndeshjet, ndërsa në të 78-tën erdhi edhe goli i dytë i Barcelonës, i shënuar nga Ferran Torres.

Momenti kulminant i ndeshjes ishte ai i minutës së  dytë shtesë, kur Lamine Yamal, i ndihmuar edhe nga një devijim, la të palëvizur portierin kundërshtar.

Por katallanët nuk e kishin thënë fjalën e fundit: Ferran Torres realizon golin e katërt prtej kohës shtesë.

Përfundimisht 2-4 në ‘Metropolitano’, me Barcelonën që rikthehet në krye me golaverazh më të mirë se Reali i Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco