Real Madridi ka bërë më së miri detyrën, duke fituar në transfertë 1-2 në fushën e vështirë të Villarrealit, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.
Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që minutën e 7-të me J. Foyth.
Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit dhe pas një rrëmuje në zonë.
Madrilenët barazuan shifrat pas 10 minutash. Mbappe asiston bukur në zonë për Brahim Diaz, i cili nuk arrin dot të mposhtë portierin e Villarreal, gjë që e bën më së miri në tentativën e dytë, sulmuesi francez.
Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe i jep avantazhin Realit me golin e tij, pas asistit të Lucas Vasquez.
Pavarësisht rasteve dhe mundësive për të dyja ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Pas kësaj fitoreje, Reali ngjitet në vend të parë me 60 pikë, 3 pikë më shumë se Barcelona e cila ka një ndeshje të prapambetur dhe 4 pikë më shumë se Atletico.
Nesër në mbrëmje, Atletico dhe Barcelona do të përballen në “Metropolitano”, ku sigurisht barazimi mes tyre do ishte rezultati më i mirë për Real Madridin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: