Mirlind Daku gjobitet në Rusi

Mirlind Daku gjobitet në Rusi

20:40, 13/03/2025

Mirlind Daku ka qenë protagonist absolut i ndeshjes së skuadrës së Rubin Kazan ndaj Spartak Moskës në kampionatin rus.

Një ndeshje ku shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq.  

Në minutën e 74-t, Daku pa gjyqtarin të nxirrte kartonin e dytë të verdhë për të dhe rrjedhimisht të kuqin.

Kaq mjaftoi dhe lojtari shqiptar humbi kontrollin në Rusi.

Për ta qetësuar Dakun u përfshinë shumë shokë nga skuadra dhe pjesëtarë nga stafi.

Për reagimin aspak të hijshëm, sulmuesi i Kombëtares është gjobitur me 50 mijë rubla (534 euro).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco