La Liga/ Reali fiton me vështirësi ndaj Rajo Vallecanos dhe arrin Barcelonën në krye të renditjes

La Liga/ Reali fiton me vështirësi ndaj Rajo Vallecanos dhe arrin Barcelonën në krye të renditjes

18:28, 09/03/2025

Real Madridi ka mposhtur me vështirësi Rayo Vallecanon, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit spanjoll. Rezultati përfundimtar ishte 2-1 në favor të “los blancos”.

Asgjë nuk ishte e lehtë për të besuarit e Ançelotit. Dhe pse Mbape dhe Vinicius i dhanë avantazhin e dyfishtë pas 34 minutave lojë, Rayo rihapi sfidën në minutat shtesë të pjesës së parë.

Pjesa e dytë pa miqtë të kërkonin barazimin, por pa sukses. Ivan Balliu u aktivizua në minutën e 70-të për miqtë.

Reali i bashkohet Barçës në krye pas kësaj fitoreje. Katalanasit kanë për të luajtur një ndeshje të prapambetur ndaj Osasunës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco