Në ndeshjen hapëse të javës së 28-të të Serie A, Interi fitoi me përmbysje 3-2 ndaj Monzës dhe konfirmoi kreun e tabelës. Në "San Siro", skuadra e Inzaghit, e ndryshuar duke pasur parasysh ndeshjen e kthimit në Champions League kundër Feyenoordit, e vuri veten në vështirësi në pjesën e parë. Birindelli (32') kaloi Monzën në avantazh pasi një gol i Lautaros u anulua, ndërsa ish-lojtari Keita Baldé dyfishoi rezultatin (44').
Goli i Arnautoviçit (45'+1') e çoi Interin në pushim me një disavantazh minimal, ndërsa në pjesën e dytë zikaltrit përshpejtuan ritmin dhe barazuan në minutën e 64-të me Calhanoglun. Në minutën e 77-të, një autogol i Kyriakopoulosit i dha avantazhin Interit.
Një fitore e rëndësishme që e çon Interin në +4 pikë të përkohshme në krye të tabelës, duke pritur rezultatin e Napolit. Ndërkohë, Monza fundoset në vendin e fundit.
Golat
Monza shokon Interin gjatë pjesës së parë në “San Siro”. Ekipi i drejtuar nga Alessandro Nesta zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të me Birindellin, kur vetëm tetë minuta më herët zikaltërve iu ishte anuluar një gol i Lautaros për prekje të topit me dorë.
Në minutën e 44-t vjen momenti i supergolit të Keita Balde, me një goditje të kalibruar nga jashtë zonës.
Kundërpërgjigjja e Interit vjen pa u mbyllur pjesë e parë: pikërisht në minutën e dytë shtesë të këtij fraksioni, Dumfries pason saktë për Arnautovicin, që ngushton diferencën në 1-2.
Barazohet ndeshja në “San Siro”: Bisseck fton ne goditje Calhanoglu që fluturimthi e dërgon topin në rrjetë, 2-2. Kompletohet përmbysja e madhe në “San Siro”. Në minutën e 78-të, autogol i Kyriakopoulosit vulosi përmbysjen e rezultatit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: