VIDEO/ Bayerni dhe Leverkuseni pësojnë humbje para ndeshjes së kthimit në Champions

VIDEO/ Bayerni dhe Leverkuseni pësojnë humbje para ndeshjes së kthimit në Champions

17:43, 08/03/2025

Rezultatet befasuese në javën e 25-të të Bundesligës: Bayerni u mposht në shtëpi nga Bochum me rezultatin 2-3, por mbetet i shkëputur me +8 pikë nga Leverkuseni, që gjithashtu pësoi disfatë 0-2 përballë Werder Bremenin.

Bayern – Bochum 2-3

Raphaël Guerreiro shënoi dy herë për Bayernin, duke i dhënë avantazhin 2-1 në pjesën e parë. Megjithatë, një karton i kuq i diskutueshëm për João Palhinha në minutën e 42-të la Bayernin me 10 lojtarë.

Bochumi përfitoi nga kjo situatë, barazoi në fillim të pjesës së dytë dhe më pas kaloi në avantazh. Përpjekjet e trajnerit Vincent Kompany për të ndryshuar rrjedhën e lojës me zëvendësime, përfshirë futjen e Harry Kane dhe Jamal Musiala, nuk dhanë rezultat.

Edhe Bayer Leverkusen humbi në shtëpi 0-2 ndaj Werder Bremenit, por më shumë se kjo disfatë përbën lajm dëmtimi i Florian Wirtz.

Leverkusen – Bremen 0-2

Ndeshja u vështirësua herët me një gol të Schmid pas gabimeve mbrojtëse. Trajneri Xabi Alonso, i pakënaqur me performancën e skuadrës së tij, bëri tri zëvendësime në pushim, përfshirë Wirtz, i cili u dëmtua rëndë pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Ëeiser. Pavarësisht përpjekjeve dhe gjallërimit të ekipit me futjen e Exequiel Palacios, Leverkusen nuk arriti të rikuperonte dhe rezultati përfundimtar u fiksua në 0-2. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco