Skuadrat kanë mësuar përballjet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Vllaznia do të përballet me Dinamon dhe Egnatia me Partizanin.
Ndeshjet e kësaj faze, ku do të përcaktohen edhe finalistët e këtij edicioni, janë planifikuar të luhen në datat 2 prill dhe 23 prill, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 maj.
Këto dy gjysmëfinale janë edhe si një mini-“Final 4”, pasi ekipet në garë mbajnë vendet e para edhe në renditjen e Kategorisë Superiore.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: