Igli Tare drejt Milanit, pesë marrëveshjet më fitimprurëse si drejtor i Lazios

Igli Tare drejt Milanit, pesë marrëveshjet më fitimprurëse si drejtor i Lazios

17:27, 06/03/2025

Igli Tare është në ‘pole’ për t’u bërë drejtori i ri sportiv i Milanit. Milani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por është i orientuar – nëse zgjedhja do të bëhet nga Zlatan Ibrahimovic – të synojë ish-drejtorin e merkatos së Lazios.

Igli Tare ka qenë drejtor sportiv i Lazios për pesëmbëdhjetë vjet, ka ndarë me Claudio Lotiton ringjalljen e Lazios dhe gjatë periudhës së tij si drejtor, skuadra bardhekaltër ka fituar tri herë Kupën e Italisë dhe po kaq herë Superkupën Italiane.

Kjo është bërë në një kontekst ku udhëzimi ishte shumë i qartë: "Objektivi," ka thënë Tare në një intervistë të fundit, "ishte të blinin me çmime të ulëta dhe të shiteshin më pas me fitim."

Megjithatë, shpesh e më shpesh, faza e dytë ishte shumë më e komplikuar se e para, pasi Lotito ka kërkuar gjithmonë të mbante lojtarët e tij më të mirë, edhe kur logjika e merkatos sugjeronte diçka tjetër. Pavarësisht kësaj, fakti që Lazio ka refuzuar oferta astronomike për serbin Milinkovic-Savic, por edhe për Immobile-n dhe Luis Alberto-n, nuk e ka penguar Taren të realizonte marrëveshje të rëndësishme. Më poshtë janë disa nga plusvlerat më të mira gjatë drejtimit të tij:

Sergej Milinkovic-Savic

I blerë në verën e vitit 2015 nga Genk për 10 milionë euro, u shit tetë vjet më vonë për 40 milionë tek Al-Hilal. Me fanellën bardhekaltër ka luajtur gati 350 ndeshje zyrtare dhe gjatë kësaj periudhe janë refuzuar edhe oferta shumë, shumë më të larta. A e mbani mend atëherë 110 milionë euro të shpallura nga Lotito?

Felipe Anderson

Igli Tare e zbuloi në Brazil, e bleu drejtpërdrejt nga Santosi për 7.5 milionë euro. Pas pesë sezonesh, ai e la kryeqytetin për 38 milionë euro, i shitur tek West Hami, i cili pas tri vitesh e dërgoi përsëri në Lazio për shifra shumë më të ulëta.

Operacioni i madh Keita Balde-Pedro Neto-Bruno Jordão

I blerë në verën e vitit 2011 për 300 mijë euro, u shit pas gjashtë vjetësh te Monaco për 30 milionë euro. Në këtë operacion hynë gjithashtu Pedro Neto dhe Bruno Jordão, lojtarë që Lazio i pagoi 26 milionë euro dhe i shiti më pas te Wolverhamptoni për rreth 20 milionë euro dy vjet më vonë.

Joaquin Correa

Lazio e bleu në gusht 2018 nga Sevilla për rreth 16 milionë euro dhe pati mundësinë të shijonte talentin e tij, ndoshta në vitet më të mira të ‘Tucu’. Tre vjet më vonë, ai u shit tek Interi për rreth dyfishin, mbi 30 milionë euro. Megjithatë, në Milano ai nuk do të ishte kurrë lojtari që admironte kryeqyteti.

Antonio Candreva

Lazio e bleu nga Udinese për më pak se dhjetë milionë euro dhe e shiti tek Interi në vitin 2016 për më shumë se 20 milionë. Ashtu si për Correa-n, periudha e Candreva-s me fanellën e Lazios ishte ndoshta periudha më e mirë e tij si futbollist.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco