Në një intervistë për podcastin "Viva el Football", ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Romës dhe Real Madridit, Antonio Cassano, ka kritikuar ashpër Milanin dhe Juventusin për eliminimin e tyre nga Champions League, pas humbjeve kundër PSV-së dhe Feyenoord-it, dy skuadra që më pas u mposhtën në mënyrë të thellë nga Arsenali dhe Interi në ndeshjet e para të raundit të 1/8-ave.
"Po të isha lojtar i Milanit apo Juventusit, do të ndihesha i turpëruar. Si mund të eliminohesh nga një skuadër aq e dobët sa Feyenoordi dhe nga një ekip si PSV që pësoi më pas shtatë gola nga Arsenali? Arsenali luan mirë, është një skuadër e fortë, por, djem, po flasim për shtatë gola në shtëpi!"
Cassano nuk ndalet me kaq dhe kritikon ashpër nivelin e futbollit italian:
"Kjo më bëri të kuptoj se kampionati italian është aq i dobët sa që Juventusi tashmë është rikthyer në garë në Serinë A. Sa keq jemi në Itali, që luajmë një futboll të mjerë me ritme të ulëta? Arsenali shkon atje dhe u jep shtatë gola, ndërsa Juve, mes vajtjes dhe kthimit, e meritonte të eliminohej. Dhe tani thonë: ‘Juve është kthyer’. Po, por duhet të turpërohet për çfarë ka bërë."
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: