Nëse Liverpooli fitoi 1-0 në “Parc des Princes”, duhet të falënderojë Elliott, që shënoi golin vendimtar, por mbi të gjitha portierin e vet, Alisson.
“Ndoshta ishte paraqitja më e mirë e jetës sime”, deklaroi braziliani për “TNT Sports”.
“Trajneri na kishte paralajmëruar sa e vështirë do të ishte të luanim kundër PSG-së, sa të aftë janë parizienët me topin dhe se duhej të ishim gati për të vuajtur. E dinim çfarë na priste. Ishte një natë e shkëlqyer për ne”.
Liverpooli arriti një fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë 1/8 finale të Champions League, falë një goli të Harvey Elliott.
Megjithatë, heroi i vërtetë ishte Alisson, i cili bëri 9 pritje vendimtare, duke e mbajtur portën e tij të paprekur përballë sulmit të fuqishëm të PSG-së.
Ky ishte numri më i lartë i pritjeve që braziliani ka bërë ndonjëherë me fanellën e “Reds”.
Me këtë rezultat, Liverpooli do të ketë avantazhin minimal për ndeshjen e kthimit në “Anfield”.
Statistikat e ndeshjes tregojnë qartë dominimin e PSG-së, e cila regjistroi 27 gjuajtje në portë, ndërsa Liverpooli pati vetëm dy të tilla.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: