Dënim i rëndë për trajnerin e Lyon-it, Paulo Fonseca

Dënim i rëndë për trajnerin e Lyon-it, Paulo Fonseca

22:17, 05/03/2025

Trajneri i Lyon-it, Paulo Fonseca, është dënuar me nëntë muaj pezullim pas goditjes me kokë ndaj arbitrit në minutat e fundit të ndeshjes kundër Brest-it. Ish-trajneri i Milanit nuk do të mund të rikthehet në pankinë deri më 30 nëntor.

Për më tepër, ai nuk do të lejohet të hyjë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes dhe gjatë pushimit deri më 15 shtator. Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i Ligës Franceze.

Në momentin kur Benoît Millot po i tregonte kartonin e kuq, trajneri i bërtiti arbitrit në fytyrë dhe shtyu ballin e tij kundër atij të gjyqtarit.

Ky veprim u konsiderua si një tentativë për goditje me kokë dhe një gjest shumë agresiv, me Millot që më vonë i tha ‘L'Équipe’ se ishte ndier i frikësuar.

Fonseca kërkoi falje më vonë, duke pranuar se ishte “veprimi i gabuar”, por u raportua se mund të përballej me një pezullim deri në shtatë muaj.

Vendimi i LFP (Liga Profesionale Franceze) erdhi këtë mbrëmje dhe ishte edhe më i rëndë nga sa pritej: pezullim deri më 30 nëntor – nëntë muaj.

Tani mbetet për t’u parë nëse Lyon do të vazhdojë me Fonseca-n apo do ta shkarkojë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco