Sonte luhet ndeshja e shumëpritur e 1/8-ave të finales së Champions League mes Feyenoordit dhe Inter, me sfidën e parë që zhvillohet në ‘De Kuip’.
Para ndeshjes, për ‘Inter TV’ foli mesfushori Kristjan Asllani, i cili u shpreh:
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, nuk duhet të mendojmë për kthimin, por vetëm për këtë sfidë dhe të japim maksimumin.”
Sa i përket Feyenoord dhe atmosferës në stadiumin e tyre, Asllani tha:
“Është një skuadër e fortë dhe e dimë se çfarë rezultatesh kanë marrë në shtëpi, ndaj duhet t'i respektojmë. Sa u përket ndryshimeve taktike për shkak të mungesave? Ne e njohim mirë skemën me të cilën luajmë gjithmonë. Do të shohim çfarë do të vendosë trajneri, por dimë ta menaxhojmë ndeshjen në çdo mënyrë.”
Formacioni i fundit i Interit:
Trajneri Simone Inzaghi ka bërë disa ndryshime të detyruara për shkak të mungesave. Bastoni do të luajë si mbrojtës i majtë, duke mbuluar mungesat e Dimarcos, Zaleëski-t, Carlos Augusto-s dhe Darmian.
Në mesfushë, Calhanoglu dhe Mkhitaryan do të pushojnë, ndërsa Asllani dhe Zielinski do të jenë përkrah Barella-s. Martinez konfirmohet në portë, ndërsa në sulm do të jenë Thuram dhe Lautaro Martinez. Në mbrojtje, Pavard preferohet përpara Bisseck, i cili mund të aktivizohet gjatë lojës për të mbuluar disa pozicione.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: