KristjanAsllani është përfshirë në formacionin titullar të Interit për ndeshjen me Feyenoordin në fazën e 1/8-ave të Championsit. Sikurse kanë raportuar ditët e fundit mediet italiane, trajneri Simone Inzaghi e ka preferuar nga minuta e parë në vend të turkut Calhanoglu, i cili ka nevojë për pushim, pasi nuk ka qenë në gjendjen më të mirë fizike në javët e fundit.
Asllani do t’i ketë të mbuluar krahët nga Barella dhe Zielinski, ndërsa si anësorë janë preferuar Bastoni e Mkhytarian. Në majë të sulmit, përkrah Lautaros është Thuram.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: