Feyenoord-Inter, gjashtë lojtarë më Ramazan, avantazh për zikaltrit

Feyenoord-Inter, gjashtë lojtarë më Ramazan, avantazh për zikaltrit

17:02, 05/03/2025

Feyenoord-Inter, ndeshja e parë e raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, po afrohet dhe trajnerët e të dyja skuadrave duhet të marrin parasysh një faktor aspak dytësor: muajin e shenjtë të Ramazanit.

Muaji i agjërimit për myslimanët ka filluar më 1 mars dhe do të përfundojë mes 29 dhe 30 marsit. Besimtarët e tij duhet të përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga agimi deri në perëndimin e diellit, dhe kjo mund të ndikojë ndjeshëm në performancën e atletëve myslimanë, veçanërisht duke marrë parasysh që ndeshja nis në 18:45 (në Rotterdam, dielli do të perëndojë rreth asaj ore ose pak më herët).

Një situatë që shqetëson sidomos trajnerin Robin Van Persie, i cili, përveç një liste të gjatë dëmtimesh, duhet të menaxhojë edhe 5 lojtarë myslimanë që agjërojnë. Ai e preku këtë temë edhe gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes:

"Duhet ta kemi parasysh këtë aspekt. Ata vijnë pak më vonë dhe largohen pak më herët, por gjithsesi mezi e pres këtë debutim."

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi duhet të menaxhojë energjitë Taremit, i cili gjithsesi pritet të jetë në stol. Një avantazh i vogël për Interin, që gjithsesi duhet të jetë i kujdesshëm ndaj një kundërshtari që ka treguar qartë rrezikshmërinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco