Operohet mbrojtësi i Manchester City-t: Shihemi së shpejti!

Operohet mbrojtësi i Manchester City-t: Shihemi së shpejti!

21:21, 03/03/2025

Mbrojtësi qendror i Manchester City, Nathan Aké, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një frakture në këmbën e majtë.

"Ka qenë një sezon shumë frustrues për mua, por tani kam kryer me sukses një operacion për një frakturë në këmbë që më ka shqetësuar prej muajsh dhe po e shoh të ardhmen në mënyrë pozitive", shkroi mbrojtësi holandez, 30-vjeçar, i cili ishte titullar në fitoren e fundit të Manchester City-t ndaj Plymouth me rezultatin 3-1 në FA Cup.

"Tani është momenti për të pushuar dhe për t’u rikuperuar. Shihemi së shpejti, Citizens. Faleminderit për mbështetjen!", përfundoi ai.

Deri në operacionin e tij, Aké kishte luajtur 18 ndeshje këtë sezon për Manchester City-n.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nathan Ake (@nathanake)


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco