Igli Tare është gjithnjë e më pranë marrjes së detyrës si drejtor sportiv i ri i Milanit. Sipas informacioneve që po qarkullojnë, pas takimeve të zhvilluara të premten, në Londër, me Cardinalen dhe Ibrahimovicin, ish-drejtuesi i Lazios duket se është favorit për këtë post, duke lënë pas Andrea Bertan dhe Fabio Paraticin, dy kandidatë të tjerë të shqyrtuar nga klubi.
Nëse zgjedhja e Tares si drejtor sportiv konfirmohet përfundimisht në orët e ardhshme, ai do të punojë së bashku me Moncada-n, i cili pritet të mbetet në klub për shkak të raporteve të mira mes të dyve.
Pasi ka dëgjuar Bertan dhe Paraticin, si dhe idetë e tyre për projektin e Milanit, klubi ka vendosur të fokusohet tek Igli Tare, duke e parë atë si një figurë të përgatitur dhe me përvojë për të udhëhequr merkaton e skuadrës.
Nga ana tjetër, Berta, i cili vjen nga një eksperiencë me Atletico Madridin, ka qenë i tërhequr nga sfida e Premier League dhe është afër Arsenalit, gjë që ka ulur mundësitë e tij për të marrë postin në Milan.
Edhe Fabio Paratici, i cili ka kontakte me disa klube në Angli, duket se preferon të qëndrojë atje, me një mundësi për t'u rikthyer te Tottenhami.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: