FA Cup/ Fulhami eliminon Man. United, Lindelof dhe Zirkzee gabojnë te peballtitë

FA Cup/ Fulhami eliminon Man. United, Lindelof dhe Zirkzee gabojnë te peballtitë

20:44, 02/03/2025

Manchester United është eliminuar nga FA Cup: triumfues doli Fulhami në ndeshjen e parafundit të 1/8-ve të finales (nesër Nottingham Forest-Ipswich do të mbyllë këtë fazë të turneut).

Fulham kaloi në avantazh me Bassey në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ndërsa Bruno Fernandes barazoi në minutën e 71-të.

Asnjë nga skuadrat nuk arriti të thyente tjetrën në kohën shtesë, me një paraqitje të shkëlqyer të André Onanës, që mbajti në lojë ekipin e Amorim përpara goditjeve të penalltive.

Në lotarinë e fundit, Fulham realizoi tri gjuajtjet e para, ndërsa për Red Devils vendimtare ishin gabimet e Lindelof dhe Zirkzee, me dy pritje të Leno, që çuan ekipin e Marco Silvës në çerekfinale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco