Drita e Gjilanit marshon e sigurt drejt titull kampion në Superligën e Kosovës. ‘Inteletualët’ fituan pastër 2-0 përballë Ferizajt në javën e 22-të dhe shkojnë në kuotën e 50 pikëve, të shkëputur me 13 pikë më shumë se Ballkani i vendin të dytë.
Pjesa e parë ishte e qetë me pak raste shënimi me të dy skuadrat që kryesisht luanin në mesfushë pa rrezikuar shumë.
Me të filluar pjesa e dytë Drita shtoi iniciativën, teksa në minutën e 57-të gjeti golin e epërsisë me Albert Dabiqajn, i cili shënoi pas asistimit nga Egzon Bejtullai për 1-0.
13 minuta më vonë Drita gjeti edhe golin e dytë, ku kësaj radhe realizoi zëvendësuesi Veton Tusha.
Ndërkohë Malisheva ka marrë fitore të madhe 3-1 ndaj kampionit në fuqi, Ballkani.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, por që u dominua nga skuadra vendase.
Në minutën e 23-të, Arlind Veliu realizoi një gol të bukur për t’i kaluar vendasit 1-0.
14 minuta më vonë, Geralb Smajli barazoi shifrat në 1-1 pas një goli edhe më të bukur nga distanca.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras 1-1.
Në pjesën e dytë Malisheva shkëlqeu edhe më shumë, teksa në minutën e 70-të, Drilon Hazrollaj shënoi për 2-1.
Ballkani mbeti me 10 futbollistë në fushë, kur Bernard Karrica u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje brutale ndaj Drilon Hazrollajt.
Krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi anësor, Altin Aliu. realizoi golin për rezultatin përfundimtar 3-1.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: