Manchester City prezanton 19-vjeçarin argjentinas: Futbolli është jeta ime, e kisha ëndërruar këtë ditë

Manchester City prezanton 19-vjeçarin argjentinas: Futbolli është jeta ime, e kisha ëndërruar këtë ditë

17:10, 27/02/2025

Pasi përfundoi Kampionatin Amerikano-Jugor U-20 në Venezuelë dhe siguroi kualifikimin në Kupën e Botës për këtë kategori në Kili, Claudio Echeverri u rikthye në qytetin e tij të lindjes, Resistencia, në provincën Chaco, për t’u përshëndetur me familjen dhe miqtë para nisjes së madhe.

Në Angli e pret sfida e re me Manchester Cityn e Pep Guardiolës, me të cilin ka firmosur më 25 janar 2024 një kontratë deri më 2028.

Nga ky moment, ai bëhet një përforcim i ri për kampionët në fuqi të Anglisë.

Ja komunikata e klubit nga “Etihad”: “Mesfushori ofensiv argjentinas firmosi për klubin në janar 2024, por qëndroi i huazuar te River Plate deri muajin e kaluar. 19-vjeçari mbërrin në Manchester pas një paraqitjeje spektakolare në Kampionatin Amerikano-Jugor U-20, ku udhëhoqi Argjentinën si kapiten deri në vendin e dytë. 6 golat e tij në 9 ndeshje e bënë golashënuesin e dytë më të mirë të turneut, me kontribute të spikatura si dygolëshat ndaj Brazilit dhe Uruguait. Kjo ishte arritja e fundit në një karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare me moshat e reja, pasi gjithashtu drejtoi Argjentinën si kapiten në Kupën e Botës U-17 në vitin 2023, duke shënuar 5 gola, përfshirë një tripletë kundër Brazilit”.

Pavarësisht moshës së re, Echeverri ka një eksperiencë të konsiderueshme, pasi ka luajtur 48 ndeshje me River Plate, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 8 asiste.

Ish-mbrojtësi i Cityt, Martin Demichelis, i dha debutimin në qershor 2023.

Që atëherë, ai ka luajtur 10 ndeshje në “Copa Libertadores” dhe 24 ndeshje në Superligën Argjentinase. Me kontratë të vlefshme deri në verën 2028, ai do të jetë pjesë e skuadrës së “qytetarëve” për pjesën e mbetur të sezonit 2024-2025 dhe më tej.

Ja deklarata e Echeverri: “Nuk mund t’ju them sa i emocionuar jam që ndodhem këtu në Manchester dhe që më në fund mund të quhem lojtar i Manchester City. Futbolli është jeta ime, ëndrra ime ka qenë të luaja për një nga klubet më të mëdhenj të Evropës. Sot jam më afër kësaj ëndrre. Manchester City është një nga skuadrat më të mira në botë. Jo vetëm që fiton trofe, por luan edhe futboll në mënyrë spektakolare. Është një shembull për të gjithë, që tregon se si duhet të luhet futbolli në mënyrën më të mirë. Të jem pjesë e kësaj skuadre më emocionon vërtet”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco