Humbja e fundit, e pafalshme, kubi i Nedim Bajramit shkarkon trajnerin

Humbja e fundit, e pafalshme, kubi i Nedim Bajramit shkarkon trajnerin

10:54, 24/02/2025

Klubi skocez, Glasgow Rangers, ku luan mefushori i përfaqësueses së Shqipërisë, Nedim Bajrami, njoftoi këtë të diel në mbrëmje se Philippe Clément nuk është më trajneri i ekipit të parë.

Në sezonin e tij të dytë në krye të skuadrës skoceze, trajneri belg 50-vjeçar largohet pas humbjes ndaj St. Mirren, dy ndeshje pasi ishte eliminuar nga Kupa e Skocisë nga Queen's Park.

Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, klubi falënderon trajnerin për punën e palodhur dhe përkushtimin e tij, ndërsa bën të ditur se informacione të mëtejshme mbi këtë çështje do të jepen në kohën e duhur.

Aktualisht Rangers renditen në vendin e dytë në kampionatin skocez, me 56 pikë, por Celtic kryeson më 13 pikë më shumë, që do të thotë se gara për titullin kampion duket e mbyllur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco